Site icon Telegrafi

Për qasje në internet qytetarët e Maqedonisë i preferojnë telefonat e mençur (Foto)

HILVERSUM, NETHERLANDS - FEBRUARY 06, 2014: Social media are trending and both business as consumer are using it for information sharing and networking.

Telefonat e mençur janë pajisja kryesore përmes të cilës më shumë lidhen në internet përdoruesit në Maqedoni, kurse pas tyre vijnë kompjuterët, laptopët dhe në fund tabletët, shkruan gazeta KOHA. Vitin e kaluar telefonin e mençur për kyçje në internet e kanë shfrytëzuar 81 për qind e përdoruesve në Maqedoni, prej të cilëve 92 për qind janë persona të moshës nga 15 deri 24 vjeçare. Të dhënat nga statistika vendore dhe ajo e EUROSTAT-it tregojnë se në këtë parametër Maqedonia është pak më të mirë se mesatarja evropiane, e cila është 79 për qind, por edhe nga pothuajse gjysma e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të dhënat e fundit nga EUROSTAT-i tregojnë se përdoruesit e internetit në Maqedoni përdorin më shumë mjete për t’u lidhur në internet, por shumë nga ata i preferojnë telefonat e mençur.

Pas tyre, më shpesh përdoren kompjuterët (59 për qind), pastaj laptopët (54 për qind), ndërsa me tablet shërbehen vetëm 17 për qind.

Sipas statistikës evropiane, telefonat e mençur janë një nga mjetet më të shfrytëzuara nga ana e përdoruesve të internetit në çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian, me përjashtim në Republikën Çeke, Estoni, Lituania, Poloni dhe Sllovaki, ku kryesojnë kyçjet në internet me laptop.

Në vitin 2016 përqindje më e madhe e përdoruesve të internetit më anë të telefonave të mençur është vërejtur në Spanjë (93 për qind nga ata të cilët e përdorin internetin gjatë tre muajve të fundit), pastaj vjen Qipro dhe Holanda (me 88 për qind), Kroacia (87 për qind), Britania e Madhe (86 për qind) dhe Danimarka (85 për qind). Shkallë e pjesëmarrjes më të vogël është vërejtur në Republikën Çeke (55 për qind), pastaj vijnë Polonia (60 për qind), Letonia (62 për qind), Lituania (63 për qind), Greqia (66 për qind) dhe Bullgaria, Franca e Sllovakia (me 71 për qind). Mes vendeve anëtare laptopët përdoren për kërkim në internet nga ana e së paku tre të katërtave të përdoruesve të internetit, edhe atë në Holandë (80 për qind), Finlanda dhe Belgjika (me 78 për qind) dhe Danimarka (76 për qind), ndërsa kompjuterët janë përdorur nga ana e më shumë se dy të tretave, respektivisht në Hungari, Luksemburgu dhe Rumani (me 68 për qind) dhe Gjermania (67 për qind).

Dhe në fund, tabletët përdoren për qasje në internet nga ana e më pak se gjysmës së përdoruesve të internetit në më shumë vende anëtare, më përjashtim të Holandës (66 për qind), Britania e Madhe (61 për qind), Danimarka (56 për qind), Gjermania (55 për qind), Luksemburgu (53 për qind) dhe Finlanda (52 për qind).

Në nivel të Bashkimit Evropian të rinjtë e moshës 16 deri 24 vjeçare më shpesh përdorin celular apo telefon të mençur për qasje në internet (94 për qind), si dhe përmes laptopit (71 për qind), ndërsa përdorimi i tabletit është më aktual te ato të moshës prej 25 deri 54 vjet (47 për qind). Gjatë vitit 2016 janë vërejtur dallime në mes vendeve anëtare të BE-së në mënyrën se si përdoruesit e internetit mundësojnë qasje deri te të dhënat personale në internet.

Në më shumë vende anëtare më me rëndësi për përdoruesit është të mos lejohet përdorimi i të dhënave personale për reklama, pjesa më e madhe është regjistruar në Luksemburg (72 për qind) dhe Finlandë (71 për qind), ndërsa përqindja evropiane është 46 për qind. Në Maqedoni, 37 për qind nga përdoruesit nuk kanë lejuar të dhënat personale t’ju përdoren për materiale reklamuese. Në BE politikat përkatëse i lexojnë 37 për qind nga përdoruesit, ndërsa te ne 33 për qind. Qasjen tek profili apo në përmbajtjen e rrjeteve sociale e kufizojnë 40 për qind nga përdoruesit në BE, ndërsa në vend 41 për qind. Mjeti më pak i përdorur për mbrojtje të të dhënave personale është kufizimi i qasjes sipas lokacionit gjeografik, të cilin e përdorin 31 për qind e evropianëve dhe 25 për qind nga përdoruesit e internetit në Maqedoni.

Exit mobile version