Site icon Telegrafi

Për Putinin, “ndryshohen” edhe rregullat e komunikacionit – kolona që e shoqëron presidentin rus lëviz në korsi të kundërt (Video)

Presidenti i Rusisë dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, Vladimir Putin, ka një siguri të madhe rreth tij, dhe se si duket ajo në fakt, e ka treguar një përkrahës i tij nga Moska.

Në një video të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, thuhet se shihet momenti kur në komunikacion del vetura e presidentit rus, e përcjell nga të tjerat – sidomos kur rrugët e Moskës janë shumë të mbushura me njerëz.

Përkatësisht, trafiku ishte aq i dendur sa kolona mezi lëvizte, por kur aty vijnë vetura në të cilën gjendet presidenti rus dhe ato që e shoqërojnë atë, gjërat ndryshojnë menjëherë.

Madje, siç mund të shihet në video, kolona e tij lëviz përmes korsisë së kundërt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=y73rb9Nz5IU

Exit mobile version