Site icon Telegrafi

Për punë në Panairin e Punës (Video)

Një numër i madh i të rinjve kanë kërkuar një vend pune në Panairin e Punës, ku merrnin pjesë kompani nga vendi dhe ato nga shtetet gjermano folëse, raporton KTV.

Të rinjtë kanë thënë se po shpresojnë të gjejnë një vend pune, pasi kanë kryer studimet.

Në panairin e punës, ku u ofruan rreth njëmijë vende pune nga kompani vendëse dhe ato nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, u kërkua sërish që shteti të fokusohet më shumë në arsimim profesional.

Kompania me shumë kërkesa nga punëkërkuesit në këtë panair ishte kompania “MNP Personal Leasing” për ndërmjetësimin e punësimit në Gjermani.

Albanik Mezini nga kjo kompani tha se kanë arritur të gjejnë mbi 200 vende pune në Gjermani dhe po hulumtojnë për së paku edhe për 150 vende të tjera.

Ky organizim është bërë nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, GIZ-i gjerman, Ministria e Tregtisë, ajo e Diasporës dhe Ministria e Punës.

Exit mobile version