Përzgjodhi dhe përktheu: Bajram Karabolli
Gabriel Preil: “Vargu i parë i një poezie është një fajkua që nuk e lë të iki prenë e tij.”
Richard North Patterson: “Të shkruarit nuk është produkt vetëm i magjisë, por edhe i këmbënguljes.”
“Fjalët janë droga më e fuqishme që ka shpikur njerëzimi.”
Rudyard Kipling: “Fjalët janë droga më e fuqishme që ka shpikur njerëzimi.”
Truman Capote: “Për mua, kënaqësia më e madhe e një krijimi letrar nuk është tema që trajtohet, por muzika që bëjnë fjalët në të.”
W. Somerset Maugham: “Të shkruash thjesht është po aq e vështirë sa të shkruash mirë.”; “Për të shkruar, nuk ka veç se tre rregulla, por askush nuk i di cilat janë.”
John Ciardi: “Nuk është e detyrueshme të vuash për të qenë poet. Adoleshenca është mjaft e dhimbshme për këdo.”
Marcia Davenport: “Kur jam e gatshme për të shkruar një libër, filloj nga fundi.”
Gunnar Ekelof: “Më jep helm për të vdekur ose ëndrra për të jetuar.”
Arturo Pérez Reverte: “Jeta është tejet e pabesë dhe secili bën ç’të mundet për ta shmangur frikën, trishtimin dhe vetminë. Unë e bëj me librat e mi.”
Emil M. Cioran: “Një libër është një vetëvrasje e shtyrë.”
Nicolas Boileau: “Para se të shkruash, mëso të mendosh.”
Simone de Beauvoir: “Të shkruarit është mjeshtëri që mësohet duke shkruar.”
Graham Greene: “Të shkruarit është formë terapie. Nganjëherë pyes veten se si ia bëjnë për të shpëtuar nga çmenduria, nga trishtimi apo nga tmerri, ata që nuk shkruajnë, që nuk kompozojnë muzikë apo që nuk pikturojnë.”
Adolfo Bioy Casares: “Shkruaj që të më duan: pjesërisht për të blerë dhe pjesërisht për të qenë viktimë e një mënyre interesante. Për t’i ngritur një monument dhimbjes sime dhe për ta shndërruar atë, nëpërmjet të shkruarit, në një reklamë bindëse.”