Një vrasje e kryer nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Deçan. Viktima Ilmi Lufaj menjëherë ishte dërguar me emergjencë në spitalin e Pejës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, raporton KTV.
Askush prej zyrtarëve të Stacionit Policor në Deçan të hënën nuk ka pranuar të japë sqarime për rrethanat. Ndonëse nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, familjarët e Ilmi Lufajt kanë thënë se rreth orës 7:00 të mëngjesit e kanë kuptuar se djali i tyre është vrarë nga një polic, transmeton Koha.net.
Babai i Ilmi Lufajt ka thënë se e kanë njohur policin, por që djali i tij asnjëherë nuk ka pasur konflikt me të, andaj vazhdon ta ketë të paqartë se si ka ndodhur vrasja.
Derisa të sqarohen rrethanat e kësaj vrasjeje, prokurori i shtetit tashmë ka autorizuar masën e ndalimit prej 48 orësh për policin Shefqet Kameraj, ndërsa Inspektorati Policor masën e suspendimit.