241 muaj burgim apo 20 vite burgim është dënimi i gjykatës së Prizrenit për 20 zyrtarë policorë të Kosovës të akuzuar për marrje ryshfeti gjatë kontrolleve në trafik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Të akuzuarit e këtij rasti janë Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkoviq, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit, gjatë muajit dhjetori 2016, gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, si bashkëkryerës duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, kanë kërkuar dhe pranuar dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.
Sipas aktgjykimit Shemsi Demollit iu shqiptua dënimi unik me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.
Të akuzuarit Safet Veliut iu shqiptua dënimi unik me gjobë në shumën prej 3 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 31 muajve.
Naser Rama mori dënimin unik me gjobë në shumën prej një mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.
Afrim Rafunës iu shqiptua dënimi me gjobë në shumën prej një mijë euro, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.
I akuzuari me iniciale M.B. për shkak të tri veprave penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 (pesë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 paragrafi1 e 2 nën paragrafi .2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale I.GJ. për shkak të pesë veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë) muajve.
I akuzuari me iniciale I.A. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 paragrafi 1 e 2 nën paragrafi .2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi unik me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale A.E. për shkak të dy veprave penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë)muajve.
I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë)muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale Q.B. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale A.G. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale A.R. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
I akuzuari me iniciale S.N. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale SH.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.
I akuzuari me iniciale SH.Z. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
I akuzuari me iniciale A.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë ne shumën prej 1.000 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muaj.
I akuzuari me iniciale L.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale SH.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.
Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjob në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.
I akuzuari me iniciale N.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj. /Kallxo.com/