Site icon Telegrafi

Për plot 55 minuta gjuajti me pushkë automatike policinë amerikane, në fund e pagoi me jetë – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka (Video, +18)

Një burrë nga Indiana e SHBA-ve ka arritur të befasojë policinë dhe të qëroj hesapet me ata për plot 55 minuta, duke shkëmbyer plumba sikur në filmat aksion.

Gjatë të shtënave Barry Freeman kishte vrarë fqinjin, por më pas edhe ai e kishte pësuar nga policia që e luan për vdekje, transmeton Telegrafi.

Freeman kishte shkrepur dhjetëra plumba nga pushka e tij automatike AR-15 ,dhe ka dëmtuar katër vetura të policisë dhe të një firme private.

Për fat të mirë asnjë polic nuk është lënduar, edhe pse në videon e publikuar më poshtë duket si një skenë nga filmat me gangsterë.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë pamjet e këtij momenti rrëqethës, nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpinë e një fqinji të Freeman. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=238&v=IBIqupmYV34

Exit mobile version