Telegrafi

Për pjesëmarrjen e Bregovic në ‘Festën e Birrës’, administratori i Birra Korça: Bashkia vendos për listën e të ftuarve

Pjesëmarrja e muzikantit boshnjak, Goran Bregovic, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë solli reagime të shumta në mbarë popullin shqiptar.

Lidhur me këtë pas një sërë komentesh në rrjete sociale, administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja, në një prononcim për News24 tha se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

Ai mes tjerash shton se si pjesëmarrëse Birra Korça ka si detyrim të përfaqësojë sa më denjësisht produktet e saj.

Dhimitri Zonja (Foto: News 24)

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh”.

Lexo po ashtu Unikkatil reagon për ardhjen e Bregovicit në Shqipëri: Ftesa e tij tregon nivelin e respektit që organizatori ka për torturat e vrasjet e Serbisë ndaj Kosovës

“Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve”, ka thënë ai.

Goran Bregovic

Reagimet dhe fyerjet kundrejt tij nuk munguan as nga reperët Unikkatil e Noizy, gjersa mendimin për këtë e shprehën edhe artistë të tjerë. /Telegrafi/