Site icon Telegrafi

Për pesë herë ulet niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë

Në të gjitha lumenjtë në janë regjistruar nivel i ulët i ujit, tregojnë matjet nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas, DPHM-së, niveli i ujit në Botun është pesë herë më i ulët në krahasim me nivelin mesatar për muajin mars, ndërsa Treska tek Makedonski Brod, Drin i Zi tek Lozhan, Strumica tek Novo Sello kan për tre herë më të vogël të nivelit të ujit.

Për dy herë më shumë ka ulje në nivelit të ujit të lumit Vardar tek Jegunoc dhe Veles, të lumit Lepenc në Shkup dhe të Kriva Rekës tek Kriva Pallanka.

Ulje të nivelit të ujit janë regjistruar edhe tek Liqejt e Ohrit, Prespës dhe Dojranit./Telegrafi/

Exit mobile version