Matt Stonie nga Shtetet e Bashkuara, ka hëngër katër hamburgerë, katër racione me patate të fërguara dhe i ka përcjellë me përzierje qumështi dhe vanilje, për kohën rekorde prej pesë minutave.
Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që konsiderohej si i pamundur, në konsumimin e 7,500 kalorive, transmeton Telegrafi.
Megjithëse hamburgerët i ka konsideruar më lehtë të hahen, doli se patatet e fërguara ishin më vështirë të hahen.
Videoja që mund të shihni më poshtë, tregon eksperiencën e tij të mundimshme, që nuk iu rekomandohet ta provoni sepse mund të ketë pasoja. /Telegrafi/