Site icon Telegrafi

Për pesë ditë Trump vizitoi pothuajse gjithë globin, presidenti amerikan udhëtoi 38 mijë kilometra – 42 orë i kaloi vetëm në ajër (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump këto ditë ka pasur një agjendë mjaft të ngjeshur, për faktin se ka realizuar disa udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka njoftuar gazetarët se presidenti Trump për pesë ditë ka udhëtuar mbi 38 mijë kilometra, transmeton Telegrafi.

“Aterrimi me aeroplanin presidencial Air Force One në Washington pas udhëtimit historik, po konsiderohet si më i gjati. Ai ka udhëtuar plotë 38.624 kilometra dhe atë për vetëm pesë ditë, ku 42 orë ishin vetëm në ajër”, ka shkruar Sanders në profilin e saj në Twitter ku publikoi edhe videon e daljes së Trumpit nga aeroplani.

Se Trump ka udhëtuar shumë këto ditë dhe është lodhur e ka treguar edhe vetë ai pas rikthimit në Washington, ku u është drejtuar gazetarëve duke u thënë se nuk ka fjetur për më shumë se 25 orë.

Ai kishte udhëtuar për në Singapor nga Toronto që të takohet me liderin verikorean, Kim Jong-un, ndërsa në Kanada po merrte pjesë në Samitin e G7-së. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version