Telegrafi

Për pesë ditë janë zbuluar 121 emigrantë në linjën kufitare në Llojan

Policia ndaloi hyrjen e paligjshme në Maqedoni nga Serbia të 121 emigrantëve në te pika kufitare në lëvizje prej fshatit Llojan deri tek autostrada nga data 18 e këtij muaji e deri më sot.

Prej tyre 112 ishin nga Irani, gjashtë nga Afganistani ndërsa tre ishin nga India, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet janë zbatuar nga zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare “Sopot”/Telegrafi/