Parashikimi i motit ende nuk do të thotë që ju duhet t’i paketoni rrobat të cilat i keni veshur gjatë verës
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të krijoni kombinime të ndryshme, t’u shtoni disa pjesë të tjera dhe … të vazhdoni t’i shijoni për javë të tëra para se t’i paketoni për vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Ne ju sjellim frymëzim:
Pantallona të gjata
Kombinimet më të mira përfshijnë pjesët e sipërme nga triko të holla, xhaketa me nuanca neutrale (dhe printime neutrale) ose xhupa, sandale të të gjitha llojeve dhe mokasine me sholla të trasha. Syzet e diellit gjithmonë janë të mirëseardhura.
Fustani veror
Hapi i parë? Kombinoni këpucët e vjeshtës si kontrast i përsosur me materialet e lehta mëndafshi. Pasi të keni zgjedhur çizmet ose mokasinet, është koha për hapin e dytë: një mantel të lehtë, xhaketë ose një triko më të trashë.
Pantallona të shkurtra
Kombinoni me çizme të sheshta të thella, mokasine me rripa të bardhë, triko dhe të gjitha llojet e xhaketave të lehta nga ato sportive në pallto të mbushura me tegela dhe jeni gati për të dalë nga shtëpia.
/Telegrafi/