Site icon Telegrafi

Për për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë, gjithsej 370 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Në 24 orët e kaluara, 52 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 345 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 32 pranime edhe nga nga dy pacientë janë hospitalizar në Klinikën për sëmundje të Syve dhe në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, në Klinikën e Neurologjisë janë pranuar 6 pacientë. Pesë pacientë janë pranuar në TBC, katër në Klinikën e Dermatologjisë dhe tetë në Klinikën e Nefrologjisë. Pesë pacientë janë hospitalizuar në ORL.

Në 24 orët e kaluara, 26 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 102 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 94 pacientë.

Gjithsej 345 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit./Telegrafi/

Exit mobile version