Të hënën 32 vjeçari Emiljan Tushini, u arrestua në Korçë, pasi leu me benzinë dhe tentoi të digjte të gjallë nënën e tij. Shkak i konfliktit ishte refuzimi i nënës për t’i dhënë para.
52 vjeçarja, Mimoza Sadikllari për shkak të kushteve të vështira ekonomike, nuk ia ka plotësuar kërkesën për para dhe pas një grindjeje të ashpër, djali ka shkuar deri në aktin fatal kundër asaj që e ka sjellë në jetë.
Teksa i ka vënë flakën dhe është larguar, gruaja është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin në trupin e saj dhe më tej ka kërkuar edhe ndihmën e vajzës së saj, e cila jetonte në një banesë atje pranë. Pas shuarjes së flakëve, ajo u transportua me urgjencë në spital.
Sipas mjekëve, gruaja ka pësuar djegie të shkallës së parë e të dytë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/