Site icon Telegrafi

Për pak ushqim, Millan Babiqi i fshinte dhomat e shqiptarëve në Hagë (Video)

Në emisionin n’Kosovë Show, i ftuar këtë javë ishte kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Për herë të parë ai rrëfehet publikisht për jetën e tij prej para luftës e deri në ditët e sotme.

Në njërin nga rrëfimet, Limaj tregon për organizimin e shqiptarëve në Hagë, si kolektiv, e jo si serbët që ishin individualistë.

Hajredin Bala mbante kuletën për të burgosurit shqiptar dhe kujdesej për ushqimin e tyre.

Kurse, Millan Babiqin, serb i Kroacisë që ishte ish-kryetar i “Srpska Krajinës” – i lëçitur atë kohë nga të burgosurit tjerë serbë – e bartën në pavijonin e shqiptarëve. Për pak ushqim ai u fshinte dhomat shqiptarëve.

Më 2006, Babiqi vetëvritet.

Exit mobile version