Telegrafi

Për pak sekonda u evitua përplasja e luftanijes kineze me atë amerikane, imazhet e shkrepura nga ajri e dëshmojnë këtë (Foto)

Fotografitë e shkrepura nga ajri tregojnë anijen luftarake amerikane, të cilës i afrohet shumë afër nga pas anija kineze në detin e Kinës Jugore, shkruan CNN.

Zëdhënësi i flotës së Paqësorit, Neit Kristensen, ka deklaruar se luftanija “Dekatur” kishte lundruar në arkipelagun Spretli mes Vietnamit dhe Filipineve, kur befasisht luftanija kineze “iu afrua në një distancë në më pak se 41 metra”, duke i bërë thirrje që të largohet nga këto ujëra, transmeton Telegrafi.

Carl Shuster, ish-kapiten i marinës amerikane me një përvojë mbi 12 vite në këto ujëra, ka deklaruar se dy luftanijet e kanë shmangur përplasjen që ka mundur të ndodh për vetëm pak sekonda.

Megjithatë, pamjet nga ajri tregojnë se anijet ishin vërtetë shumë afër njëra-tjetrës, duke bërë kështu që ekuipazhi të rrezikohej nëse rast se do të vinte deri te një përplasje. /Telegrafi/