Site icon Telegrafi

Për pak sekonda nata u bë ditë,  libanezi filmon shpërthimin e meteorit

Një meteor është filmuar me një video amatore, duke rënë me shpejtësi të madhe dhe duke shpërthyer gjatë një nate mbi Liban.

Pamjet janë filmuar nga Nizar Samir El Murr, 28-vjeç, i cili në ato momente ishte në veturë dhe kamera e vendosur në pasqyrë filmoi këtë moment në Mount Sannine në Liban, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një shtresë e hollë e borës mbi sipërfaqen e tokës, kur befasisht mbi kokën e tij një dritë e madhe shfaqet dhe në një moment shpërthen duke e shndritur qiellin.

Deri më tani me sukses janë filmuar shpërthimet të meteorëve në Turqi, Izrael dhe Qipro, por me një cilësi të tillë të fotografisë siç ishte rasti i këtij në Liban nuk ka pasur deri më sot.

Murr thotë se ishte meteori më i madh që ndonjëherë ka shpërthyer në Lindjen e Mesme. Ai madje pretendon se ishte gjëja më e bukur që ka parë ndonjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version