Një tifoz i quajtur Luis Melendo Olmed ka krijuar në peticion online në change.org ku ka kërkuar që të përsëritet ndeshja mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit, e cila përfundoi 6-1.
E gjitha kjo pasi sipas tij gjyqtari Deniz Aytekin ka ndikuar në kualifikimin e klubit katalunas me gabimet e tij në referim dhe në peticion janë edhe momentet e dyshimta të ndeshjes, ku të bashkangjitura janë fotografi, video dhe detaje tjera.
Në përditësimin e fundit është mësuar se deri më tani janë arritur 200,000 nënshkrime.
Pasi të përfundon peticioni ai do t’i dërgohet UEFA-s.
Vlen të theksohet se ndeshja e parë mes tyre në Paris kishte përfunduar 4-0 në të mirë të klubit francez. /Telegrafi/