Barcelona po përgatit një ofertë për rinovimin e kontratës për anësorin brazilian Raphinha, pas formës mbresëlënëse nën drejtimin e Hansi Flick, duke e kthyer në lider të ekipit.
Marrëveshja aktuale e Raphinhas zgjat deri në vitin 2027, por drejtuesit sportiv të Barcelonës janë të etur për të zgjatur qëndrimin e tij në klub edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029.
Rinovimi i propozuar i kontratës përfshin gjithashtu një rritje pagash duke filluar nga viti 2026.
28-vjeçari ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm këtë sezon, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës dhe një nga lojtarët më me ndikim brenda dhe jashtë fushës.
Raphinha ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 15 asistime në vetëm 35 ndeshje, duke e bërë atë një lojtar kyç për Flick. /Telegrafi/