Telegrafi

“Për pak ne mund të synojmë një vend në katërshen e parë, por pse jo edhe më shumë” – mesfushori i ri i Chelseat me fjalë të mëdha për trajnerin

Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca do t’i “befasojë njerëzit” duke e bërë shpejt klubin e njohur anglez që të luajë për objektiva të mëdha dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Këto janë fjalët e Kiernan Deësbury-Hall, 25-vjeçari që kaloi në “Stamford Bridge” duke ndjekur trajnerin e tij, pasi Chelsea pagoi 35 milionë euro muajin e kaluar.

Dyshja kishte fituar titullin e Championshipit me Leicester Cityn dhe njohja e tyre atje ka bërë që mesfushori të këtë fjalë të mëdha për trajnerit.

“Trajneri ishte një katalizator i madh në dëshirën time për të ardhur te Chelsea. E njihja nga Leicester, një klub që ra nga kategoria dhe kishte shumë probleme, por ai arriti të bëjë ndërhyrjet e duhura për të sjellë entuziazëm dhe dëshirë për sukses”.

“Unë sinqerisht mendoj se në një hapësirë të shkurtër kohore ne mund të synojmë një vend në katërshen e parë, por pse jo edhe më shumë. Maresca mund të jetë i panjohur për shumë njerëz, por ai është i nivelit të lartë. Ai do të befasojë shumë njerëz”, deklaroi mesfushori.

Lexo po ashtu Maresca dëshiron më shumë lojtarë si 'brisku legjendar zviceran' në skuadrën e Chelseat

Dewsbury-Hall ishte mesfushori dhe lojtari i vitit i Leicesterit sezonin e kaluar nën drejtimin e Marescas, duke shkëlqyer si mesfushor sulmues me 12 gola dhe 15 asistime – shifrat e tij më të mira si profesionist.

Mesfushori shfaqet në disa nga videoklipet e Leicesterit, të cilat Maresca po i përdor për të përçuar taktikat e tij te futbollistët e Chelseat, teksa mesfushori zbulon me humor shakatë e shokëve të skuadrës.

“Disa nga djemtë bëjnë humor, duke më quajtur “kafshën shtëpiake” të trajnerit, por e di që e bëjnë këtë vetëm në kuadrin e shakasë”.

“Unë po marr të njëjtin reagim këtu edhe nga djemtë. Ata e kanë pranuar këtu që nga minuta e parë që është emocionuese”, deklaroi Dewsbury-Hall. /Telegrafi/