Site icon Telegrafi

Për pak minuta do të keni tarracën e zbukuruar më së miri: Bëni vetë mbajtës dekorativë të saksive!

Për disa minuta nga tarraca do të bëni një oazë të vërtetë për t’u kënaqur

Për punimin e mbajtësve interesantë për saksi të cilët do ta fisnikërojnë hapësirën ju janë të domosdoshëm vetëm një litar i trashë dhe gërshërët, transmeton Telegrafi.

Propozimi ynë është që të zgjidhni ato me ngjyra të zjarrta, në mënyrë që tarraca të bëhet sa më e bukur.

Të fillojmë:

Pritni 4 pjesë në gjatësi të njëjta. Secila le të jetë e gjatë rreth një metër.

Lakoni në gjysmë dhe lidhni nyje.

Nga dy litarë sërish lidhni nyje, që të kenë rreth 40 centimetra distancë nga nyja kryesore në majë.

Në distancë prej rreth 10 centimetrash, edhe njëherë përsëriteni këtë procedurë. Bashkoni nga dy litarë në një nyje që të krijoni trekëndësha të vegjël.

Futeni saksinë dhe edhe një herë lidhni të gjithë litarët në një nyje të madhe nën saksi.

Mund t’i shtoni edhe disa zbukurime që të duken edhe më interesante siç është treguar në fotografi.

Vërtet nuk është e vështirë të bëhen, ndërsa të gjitha hollësitë dhe instruksionet mund t’i shihni në videon në vazhdim!

/Telegrafi/

Exit mobile version