Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ka vazhduar debatin për rebalancin e Buxhetit, e cila filoi të martën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga opozita vlerësojnë se ky buxhet është i masakruar, shkurtim të investimeve kapitale, të mjeteve në arsim, shëndetësi, polici, ushtri,….të llogarive të shpenzimeve jo-produktive, punësim të kuadrove partiale, janë vetëm një pjesë e ankesave për rebalancin që sot i kanë parashtruar deputetët e opozitës.
Mirëpo, pas ankesave të parashtruara, LSDM ka reaguar duke theksuar se me rebalancin, investimet kapitale nuk shkurtohen, por janë të një baze reale, ndërsa ankesat e OBRM-PDUKM do të mbanin do të mbanin nëse kjo parti nuk do të ishte në qeveri 11 vite, njofton AIM.
Nga ana tjetër, deputetët shqiptarë fokusin e diskutimin e vendosën mbi zhvillimin rajonal. Ata theksuan se rebalanci, përsëri nuk është i barabartë.
Diskutimi për rebalancin duhet të vazhdojë pas një pauze prej një ore. /Telegrafi/