Site icon Telegrafi

Për operacionet plastike të pasanikeve, gratë e varfra sheshin lëkurën e tyre

Autoritetet e Nepalit do të nisin një hetim, pas dyshimeve të ngritura se gratë e varfra të vendit kanë shitur lëkurën e tyre, në mënyrë që ajo të përdoret në tregun global të kirurgjisë plastike.

Siç raporton Reuters, nga një hetim i kryer nga faqja indiane e lajmeve “Youth ki awaaz”, gratë e varfra nga Nepali kanë shitura 130 centimetra katrorë të lëkurës së tyre për 150 dollarë, transmeton KosovaPress.

Lëkura e tyre është shitur kryesisht në Indi dhe është përdorur në industrinë e kirurgjisë plastike, për të cilën kanë paguar gratë e pasura indiane.

Shumë gra kanë rrëfyer mënyrën e shitjes së lëkurës së tyre, të cilat këtë veprim e kanë kryer të shtyra nga varfëria e skajshme.

Në tregun e skllavërisë së bardhë, veç shitjes së lëkurës, për të mbijetuar gratë dhe vajzat e reja të moshës 14 dhe 15 vjeçe, shesin trupin e tyre për të kënaqur epshet e meshkujve indianë.

Exit mobile version