Site icon Telegrafi

Për OBRM-PDUKM-në, Prokuroria Speciale Publike bën punë joprofesionale, të pardrejtë dhe të paligjshme

Në njoftimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së thuhet se kjo parti nuk e ka ndërmend që të mbulojë ose mbështetë punën joprofesionale, të paligjshme dhe të padrejtë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, gjithçka që është ra në ujdi, në mes të katër partive politike, është përfshirë në Ligjin për PSP-në, ndëerkaq kërkesat e PSP-së, sipas tyre të bëra përmes LSDM-së, nuk janë pjesë e marrëveshjes.

OBRM-ja thotë se kurora e kësaj marrëveshje janë zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur qytetarët do të zgjedhin, sipas tyre, në mes të përparimit dhe projekteve, si edhe në anën tjetër, të shkatërrimit politik, manipulimit dhe krizës./Telegrafi/

Exit mobile version