“11 vjet me radhë infrastruktura në Maqedoni është duke përjetuar një ringjallje të vërtetë, ndërsa përmes investimeve kapitale në infrastrukturë, rritja paralele përjetoi edhe një numër i madhë të degëve industriale që arritën të ringjalleshin gjatë udhëheqjese të OBRM-PDUKM-së. Kompanitë që ishin para mbylljes për shkak të tranzicionit kriminal të kryer nga LSDM-ja, regjistruan të ardhura në rritje në bizneset e tyre dhe hapën vende të reja pune”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj LSDM-së.
Sipas partisë opozitare, LSDM-ja jo vetëm që nuk ka nisur një projekt të ri të infrastrukturës për më shumë se 10 muaj, por ka ndërprerë edhe projektet e filluara nga qeveria e OBRM-PDUKM-së, shumë prej të cilave ishin në fazën përfundimtare. LSDM-ja me qëllim e shtyn vendosjen e një numri të projekteve të infrastrukturës të ndërtuara gjatë kohës së qeverisë së OBRM-PDUKM-së për t’i paraqitur ato si të tyren.
“Asnjë reagim apo lajmërim nga LSDM-ja dhe qeveria nuk mund ta mohoj faktin se asnjë rrugë e paraqitur nga Zaev nuk është një projekt i ri. LSDM-ja edhe njëherë mburret me projektet e OBRM-PDUKM-së. Zaev, në vend të mbajtjes së konferencave për shtyp, duhet të përvesh mëngët e tij dhe menjëherë të fillojë t’i zbatoj premtimet e tij parazgjedhore. Qytetarët nga qeveria presin ndërtimin e autostradës 500 km të premtuar, jo premtime boshe dhe mbledhjen e pikave politike në projektet e huaja “, thuhet në regimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/