Telegrafi

Për një vit të suksesshëm, shefi i dërgon 800 punëtorët e vet në pushime pesëditore në ishujt Karaibe (Foto)

Pronari i një kompanie që merret me prodhimin e dollapëve të ndryshëm ka ndërmarrë një hap bujar, duke ua paguar të gjitha shpenzimet 800 punëtorëve të vet për të pushuar disa ditë në ishujt Karaibe, për të festuar përmbylljen e një viti të suksesshëm.

Kompania “Bertch Cabinet”, pronari i së cilës është Gary Bertch, u kishte bërë me dije gjatë muajit të kaluar punëtorëve të vet se kompania ka arritur synimet gjatë këtij viti, dhe se për këtë do të shpërblehen të gjithë me pushime pesë ditore në një anije gjigante në ishujt Karaibe, transmeton Telegrafi.

Punëtorët janë dërguar me aeroplan privat nga Miami për në ishujt Karaibe, ku një natë do të kalojnë në një hotel me pesë yje dhe katër ditë tjerë në anijen luksoze. /Telegrafi/