Telegrafi

Për një vit PTK shton rreth 200 mijë konsumatorë

"Rrjedhimisht me këtë, shtimi i numrit të konsumatorëve për vitin 2009, është reflektuar në mënyrë direkte, fillimisht, edhe në rritjen e të hyrave të korporatës, në veçanti, por edhe në ngritjen e vlerës së saj, në përgjithësi.

 

Sipas statistikave të fundit të VALA-s, rritja e numrit të konsumatorëve në vitin 2008 ka qenë 33 094 konsumatorë dhe krahasuar me vitin 2009, atëherë kemi 163 467 konsumatorë më shumë", thuhet ne komunikate.

Kryshefi Ekzekutiv i PTK,  Shyqyri Haxha është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e kanë bërë ekipet e VALA-s në ngritjen e numrit të konsumatorëve, por edhe në përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së konsumatorëve.

“Dy ishin synimet gjatë vitit që shkoi: rritja e numrit të konsumatorëve dhe përmbushja e kërkesave të tyre si dhe ngritja e vlerës së kompanisë. Këto dy synime tashmë janë për€mbushuar dhe rezultatet shihen kudo”, është shprehur Haxha./telegrafi/