Telegrafi

Për një vit, në Afrikë nuk është shënuar asnjë rast i ri me polimielit

Rasti i fundit, është regjistruar në gusht të vitit të kaluar në Somali. Mirëpo, duhet të pritet edhe dy vjet tjera, derisa i tërë kontinenti të pastrohet nga virusi ngjitës.

Unicef ka njoftuar se kjo është një “arritje e jashtëzakonshme”, por që nuk do të thotë se lufta kundër sëmundjes do të ndalojë.

Por, çfarë është polimeliti? Kjo sëmundje është lehtë e parandalueshme nga vaksina, por është e pashërueshme.

Sëmundja transmetohet lehtë tek njerëzit, e posaçërisht tek fëmijët e vegjël.

Simptomat më të hershme janë temperatura e lartë dhe dhimbja në nyje. Më vonë, polio shkakton paralizë të përhershme, deri në vdekjen e pacientit. /Telegrafi/