Site icon Telegrafi

Për një vit çmimet e derivateve të naftës janë rritur për mbi 20 denarë për litër

Foto: Ilustrim

Çmimi i derivateve për një vit në Maqedoni janë rritur për mbi njëzet denarë për litër. Alsat analizon se si kanë lëvizur çmimet e karburantit në të gjithë vendin për dy vjet. Analizën e nisim me të dhënat nga mesi i shkurtit 2020, benzina BS 95 dhe BS 98 shiteshin 65,5 denarë përkatësisht 67,5 denarë për litër. Dizeli shitej 57,5 denarë për litër. Një vit më vonë, çmimi i derivateve në vend u ul për rreth tre denarë për litër.
Çmimet e karburanteve

11.2.2020 – 17.2.2020 / BS 95- 65,5 DЕN./ BS 98-67,5 DЕN / DIZEL 57.5 DЕN
9.2.2021 – 15.2 2021 / BS 95 62 DEN БС 98 64,5 DEN / DIZEL 53 DЕN

Të dhënat zyrtare tregojnë se rritja drastike e çmimeve të derivateve të naftës në vend ka filluar në korrik të vitit 2021. Që më pas, kah fundi i vitit, benzina të arrijë çmim prej rreth 80 denarëve për 1 litër dhe rreth 70 denarë për 1 litër dizel.

2.11 2011 / BS 95 -77 DEN / BS 98 – 79 DEN / DIZEL 68 DEN
17. 2. 2022/ BS 95- 82 DEN/ BS 98 – 84 DEN/ DIZEL 74 DEN

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se ka shumë faktorë që për momentin ndikojnë në bursat botërore.

“Për momentin është e vështirë të thuhet deri ku do shkojnë çmimet në bursat botërore, duke pasur parasysh se tregjet botërore të aksioneve janë aktualisht shumë të ndjeshme ndaj çdo informacioni që lidhet me krizën Rusi- Ukrainë”, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Deri më tani nga qeveria nuk ka njoftime se do të heqë dorë nga një pjesë e parave që merr nga shitja e derivateve të naftës.

“Sipas metodologjisë, shteti nga çdo një litër karburant të mbushur në pikat e karburantit merr nga 36 deri 43%. Edhe atë në bazë të TVSH-së, akcizës, mjedisit jetësor dhe rezervave të naftës”.

Në tetë javët e fundit radhazi, rregullatori njofton se çmimet e derivateve janë në rritje të vazhdueshme. /Alsat.mk

Exit mobile version