Site icon Telegrafi

Për një verë pa brenga me të vegjlit tuaj

Jemi në prag të verës dhe pushimet po afrojnë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që fëmijët mund të kenë gjatë stinës së nxehtë të verës. Zakonisht vera shoqërohet me rënie të imunitetit, probleme të traktit digjestiv për shkak të mundësisë më të madhe për tu helmuar nga ushqimet e prishura, lëvizjet e shpeshta gjatë pushimeve, ndryshimi i ushqimit, virozat etj.

Është shumë e rëndësishme të forcojmë imunitetin para dhe gjatë verës. Qoftë përmes ushqimit e po ashtu rekomandohen edhe shtesat ushqimore apo suplementet. Probiotikët gjithashtu janë më se të domosdoshëm për të rregulluar florën e zorrëve. Parandalimi është më i mirë se sa mjekimi.

Cka janë probiotikët?

Probiotikët janë mikroorganizma të cilat mund të merren përmes ushqimeve të fermentuara dhe suplementeve.

Çdo ditë e më shumë studimet tregojnë se balanca apo mungesa e balancës së bakterieve në sistemin digjestiv është direkt i lidhur me gjendjen shëndetsore të njeriut.

Probiotikët ndihmojnë për rregullimin e balancës në florën e zorrëve dhe kështu ndihmojnë shëndetin në përgjithësi.Mungesa e balancës pra kur kemi më shumë bakterie të këqija në zorrë mund të shfaqen probleme si: tretje jo e mire, diare, alergji, obezitet dhe shumë të tjera.

Benefitet nga Probiotikët:

1.Pribiotikët ndihmojnë në shumimin e bakterieve të mira në sistemin tuaj digjestiv;

2.Probiotikët ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e diaresë;

3.Probiotikë reduktojnë ashpërsinë e disa alergjive dhe Eczemës;

4.Reduktojnë simptomat e disa problemeve digjestive.

5.Probiotikët ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitarë.

Disa nga Probiotikët më të njohur:

-Lactobacillus Acidophilus

-Lactobacillus Rhamnosus

-Plantarum

-Casei

-Streptococcus Thermophilus

Pediakid ofrom një gamë të gjërë të produkteve me përmbajtje të probiotikëve me spektër të gjërë të veprimit.

PROBIOTIQUES – 10M

Parandalon dhe trajton diarenë, balancon florën intestinale, rregullon traktin digestiv, eliminon infeksionet, redukton efektet anësore të antibiotikëve, rritë imunitetin tek fëmijët. (Lactobacillus casei, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus plantarum, Streptococcus thermophiles & Zinc, Inulin fiber). Kompleks i 4 probiotikëve, përmbajtje që garanton 10 bilion për 1 qese, Zinc për të
ndaluar zhvillimin e mikrobakterieve dhe për të rritur imunitetin, Inulin Fibra prebiotike për të stimuluar zhvillimin e bakterieve të mira, duke forcuar efektin e probiotikëve.

PËRMBAJTJA: Lactobacillus casei, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus plantarum, Streptococcus thermophilus, inulinë fibra.

PËRDORIMI: 1 qese në ditë në mëngjes dhe mbrëmje para vakteve e përzier me 20-30 ml ujë. Preferohet <37 ° C. Program 10 ditorë. I përshtatshëm për fëmijë nga mosha 3 muajshe si dhe për të rriturit mbi moshën 15 vjeçare.

PAKETIMI: 10 qese

PROBIOTIK GOMA PËRTYPËSE

 

PEDIAKID® Probiotik Goma përtypëse përmban 4 lloje të probiotikëve të cilat veprojnë në mënyrë sinergjike (Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus casei, Lactobacillus plantarum, Streptococcus thermophilus). Të përzgjedhur për të ofruar mbështetje të sigurt për florën e zorrëve. Një gomë përtypëse ofron 500 million probiotik, për mbështetje dhe komfort të zorrëve dhe sistemit digjestiv si dhe për forcimin e imunitetit. Zgjidhje praktike me shije shumë të mirë natyrale të mollës, fëmijve do të ju pëlqejnë pa masë.

PËRDORIMI: Nga mosha 3 vjeçare 1 gomë në ditë. E përshtatshme edhe për fëmijë mbi moshën 15 vjeçare.

PAKETIMI: 60 goma

COLICULLUS BEBE PIKA (për foshnje)

Menjanon dhimbjet dhe kontrakcionet e stomakut te bebet si dhe rregullon florën e zorrëve. Është formuluar në mënyrë speciale për të larguar dhimbjet e barkut dhe për të trajtuar diarenë. Ndihmon në reduktimin e efekteve anësore që shkaktohet nga antibiotikët, stimulon sistemin imun tek bebet.

PËRDORIMI: Aplikohet 5 pika direkt në gjuhë ose me lugë. Pë fëmijë të rritur mund të përzihet me lëngje tjera të cilat kanë temperaturë jo më të lartë se 37 gradë celsius. Përdoret që nga ditët e para të foshnjës.

PAKETIMI: 10 ml pika, shije neutrale.

PRODUKTI: Teknologji e patentuar: Garanton efektivitet dhe stabilitet. Duhet të ruhet në temperatutë të dhomës në mënyrë që të jap rezultatet e duhura në organizëm. Vepron pa e dëmtuar florën e zorrëve.
Ka përmbajtje të Lactobacillus GG rhamnosus e zgjedhur në mënyrë rigoroze për të plotësuar rezultatet e duhura. Përbërësit janë subjekt i studimeve dhe botimeve të shumta shkencore. Përbërësit janë depozituar në American Type Culture Collection (ATCC) e cila vendos standardet për probiotikët në nivel ndërkombëtar. PEDIAKID® Colicillus Bebe është i formuluar pa laktozë dhe pa gluten.

PËRMBAJTJA: Probiotik (Lactobacillus rhamnosus GG) ……….. 1 miliardë

MAL DES TRANSPORTS

Pediakid ka menduar edhe për fëmijët të cilët i mundon udhëtimi. MAL DES TRANSPORTS kundër përzierjes dhe vjelljes gjatë udhëtimit. Kombinim efektiv i përbërësve natyral aktiv për udhëtim të këndshëm. Përmban ekstrakt gjingjeri i cili largon përzierjet dhe vjelljet si dhe milk thistle, pepermint për komfort të traktit digjestiv. Ideal gjatë udhëtimeve ditore me veturë ose  gjatë udhetimeve për pushime ( anije, aeroplan etj.)

PËRDORIMI: Nga 6 muaj: 1 lugë çaji 2 herë në ditë pas ushqimit
Mbi 5 vjeç: 2 lugë çaji 2 herë në ditë pas ushqimit
Të merret 1 ditë para udhëtimit dhe në mëngjes gjatë ditës së udhëtimit.
Për trajtim rekomandohet program 10 ditor, të përsëritet disa herë gjatë
vitit në rast të udhëtimeve të shpeshta.

PAKETIMI: 125 ml.

Artikull i Sponsoruar
Exit mobile version