Në shpalljen publike që e publikoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për zgjedhjen e anëtarit të pestë në trupin ad-hoc për media, deri më tani janë paraqitur 10 gazetarë. Njëri prej 4 anëtarëve të zgjedhur, Cvetin Çilimanov, thotë se anëtari i pestë do të zgjidhet me konsensus. Çilimanovi, nuk deshi t’i tregojë emrat e gazetarëve që kanë aplikuar. Ajo që dihet me siguri është se anëtari i pestë i trupit ad-hok do të jetë shqiptar.
“Janë lajmëruar me shumë se 10 kandidatë. çdo ditë po lajmërohen njerëz te kualifikuar për të cilët ne duhet me konsensus të zgjedhim anëtarin e pestë ne komisionin e përkohshëm”, tha Çilimanov.
Çilimanov thotë se do të bëjnë përpjeke që deri të martën të zgjidhet anëtari i pestë, me qëllim të mos ketë prolongim të formimit të komisionit.
„Unë besoj, gjithçka që është ne mundësitë e mia do të bëjë që të arrihet marrëveshja pas asaj trupi ka për detyrë ta vëzhgojë punën e mediave atë e bën agjencia e mediave por detyra jonë është që t’i vlerësojmë nëse rekomandimet e agjencisë janë fer të drejta dhe të propozojmë falje ose dënim të mediave”, shtoi ai.
Por, kreu i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selamni, thotë se formimi i komisionit nuk është zgjidhje për informim të drejtë të qytetarëve.
“Për mënyrën e monitorimit për raportimin e medias gjatë fushatës elektorale vendosin partitë politike, kjo po kupton se i gjithë sistemi mediatike në Maqedoni është i partizuar. Kjo zgjidhje nuk është në interes të informimit të drejtë të qytetarëve por të interesave partiake të partive që janë të përfshira në këtë proces”, tha Naser Selmani, njofton Tv 21.
Sllagjana Dimishkova dhe Cvetin Çilimanov me propozim të OBRM-PDUKM-së dhe Lubomir Kostovski dhe Goran Tërpenoski me propozim të LSDM-së, janë katër gazetarë që janë zgjedhur si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës. Komisioni ad-hok duhet të kompletohet jo më vonë se 23 gushti. Afati për aplikim skadon sot. /Telegrafi/