Site icon Telegrafi

Për një vend pune duhet të dinë këngët e presidentit

Në konkursin e Ministrisë së Tregtisë kandidatët janë pyetur edhe për titujt e të gjitha këngëve nga albumi i tretë që Yudhoyon ka incizuar në janar. Ky kompozitor karrierën e tij muzikore e ka intensifikuar kohët e fundit, ndërsa në albumin më të ri më të pranishme janë këngët që flasin për ndjenjat e jetës së përditshme dhe dashurinë ndaj atdheut.

Rreth 3.000 veta konkurruan për këtë vend pune javën e kaluar, ndërsa të gjithë mbetën të befasuar kur panë se në test kërkohej njohja e titujve të këngës së presidentit. Megjithatë, Xhakarta zyrtare kësaj pyetje nuk i jep ngjyrim politik.

“Nuk ka asgjë të keqe të parashtrosh pyetje të tilla, kjo është pjesë e kulturës së përgjithshme”, tha Robert James Bintatyo, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë. /Telegrafi/

Exit mobile version