Site icon Telegrafi

Për një tualet të ajrosur dhe të freskët, vendoseni këtë lule aty

Si elemente dekorative, lulet i shtojnë bukuri dhe freski çdo tualeti dhe dhome të ndryshme, pa pasur nevojë të shpenzoni shumë parë

Lulet me nevojën e tyre për ndriçim të ulët, lagështi të madhe dhe kujdes të vogël janë zgjedhja ideale për vendosje në tualet.

Qoftë nëse keni një tualet të madh sa një dhomë të ndejës apo një tualet të vogël, t’ia shtoni pak gjelbërsi me lule vetëm sa do ta bëni më të freskët dhe ta bëni të duket më tërheqës, transmeton Telegrafi.

Por, për ta bërë këtë, është e rëndësishme ta zgjidhni lulen e duhur dhe zgjedhja e duhur në këtë rast është lulja aloe vera.

Egjiptianët e lashtë këtë lule e kanë quajtur “bima e pavdekshmërisë” dhe kjo nuk është ndonjë befasi kur e keni parasysh çfarë efekte shëruese dhe veti tjera të rëndësishme posedon.

Si bimë për tualet, aloe vera ka nevojë për kujdes minimal, mjafton ta vendosni afër një dritareje për të marrë dritë indirekte dhe ta ujisni herë pas here. /Telegrafi/

Exit mobile version