Site icon Telegrafi

Për një selfie dy të rinjtë nga Kumanova kanë qenë duke e humbur jetën

Dy të rinjtë nga Kumanova (16 dhe 17 vjeç) mbrëmë rreth orës 23 kanë qenë duke humbur jetën për një selfie që kanë dashur ta bëjnë mbi vagonat e trenit transportues në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një moment, për të marrë pozita më të bukura, për të shkrepur fotografinë më mirë njëri i është ofruar një shtyle elektrike që e furnizon trenin me rrymë dhe ka pësuar djegie të shkallës së dytë në shpinë, këmbën e majtë dhe në stomak.

Shoku tjetër, 17 vjeçari nga Hotla e Likovës kur e ka parë se shoku ka qenë në rrezik, prej frikës ka kërcyer nga vagoni transportues dhe ka lënduar këmbën.

16 vjeçari me djegie të shkallës së dytë është transferuar në departamentin për djegie të rënda në Spitalin Shën Naumi në Shkup ku i është ofruar shërim i mëtutjeshëm, ndërsa shoku tjetër me lëndime në këmbë, pas vizitës te mjeku është lëshuar për mjekim në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version