Site icon Telegrafi

Për një pamje të bukur të fytyrës pa shumë mund

Gjithmonë duhet të përcaktoheni për një korrektor me ton të pjeshkës, i cili neutralizon ngjyrën e hirtë, të kaltër të lëkurës. Por, nëse ende u mbeten shenjat e qeskave të syve, atëherë përdoreni korrektorin me grimca shndritëse, i cili do të sjellë freski shtesë në pjesën nën sy. Qimet që futen nën lëkurë mund t’i largoni me piling, para bërjes së depilimit, me çka do t’i largoni edhe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

Në rast të irritimit të lëkurës, përdorni krem hidratues me ure, apo glicerinë. Në kontakt me yndyrën e lëkurës, maskara shkrihet. Për këtë shkak, para se t’i lyeni qepallat, veni në kapakë një korrektor të ndritshëm dhe pak pudër pluhur.

Nëse pas depilimit iu ënjtet buza e epërme, atëherë lyejeni atë me krem që përmban hidrokortizon dhe, herën tjetër, për depilim përdoreni dyllin natyror të sheqerit, i cili shkakton më pak alergji. /Telegrafi/
 

Exit mobile version