Të thjeshta, pas trupit dhe me çmime aspak të shtrenjta, veshjet e ngushta të këtij sezoni kanë qenë një nga ndodhitë më të mira të pranverës dhe verës
Mund t’i vishni si të doni: klasike, sportive, rastësore dhe t’i kombinoni në qindra mënyra.
Rosie Huntington-Whiteley, modelja britanike, duket se kryeson me kombinimet më të mira dhe me siguri veshjet e saj mund t’i rikrijoni pa shumë vështirësi.
Fund xhins (treçereksh)
Nuk mund të gaboni kurrë me një veshje të tillë. Duket elegante me sandale dhe mund të marri pamjen e një veshjeje sportive nëse e shoqëroni me atlete. Mund ta kombinoni me një fund më të shkurtër, nëse doni ta bëni veshjen më pak serioze.
Pantallona të gjera
Badi e ngushtë me pantallona të gjera dhe me bel të lartë, janë stili i veshjes që kanë tendencën t’ju tregojnë më të gjatë dhe me bel të theksuar.
Pantallona xhins
Stil ‘boyfriend’ (të gjera) ose pas trupit, në të dyja rastet badi dhe xhinset krijojnë një veshje praktike dhe gati për ju në çdo rast. Të gjithë i kemi të paktën një pale xhinse në gardërobën tonë, prandaj s’do jetë e vështirë ta rikrijojmë këtë veshje.
Fund treçereksh
Veshja ideale për këtë kohë. Një fund jo aq i shkurtër sa për t’ju vënë në siklet dhe jo pas trupit për të përballuar më lehtë të nxehtin e verës.
Fund shumë i ngushtë, pas trupit
Për një pamje më sensuale, krijoni në veshje tërësisht pas trupit. Mund të ndiheni më pak komode, por do të dukeni shumë më joshëse.