Telegrafi

Për dy orë mblidhen pesë miliardë euro në fushatën televizive në Turqi

Televizionet turke janë bashkuar në një fushatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë.

Me moton “TurkiyeBirYurek” (Turqia, një zemër), transmetimet televizive kanë filluar në ora 20:00, sipas kohës lokale, dhe raportohet se janë mbledhur shuma të majme të parave.

Raportohet se rreth pesë miliardë euro janë mbledhur brenda dy ore ndërsa fushata po vazhdon ende, raporton ahaber.

Pjesë e fushatës janë emrat më të njohur të televizioneve turke, duke nisur nga aktorët, futbollistë, por edhe president të klubeve të famshme turke.

Ezgi Mola, Halit Ergenc, Burak Ozcivit, Engin Ayturk, Demet Ozdemir, Afra Saraçoglu, Mert Yazıcıoglu janë në mesin e aktorëve që po pranojnë telefonata.

Ndryshe, Turqia ka bërë të ditur se deri më tani mbi 35 mijë persona kanë vdekur si pasojë e dy tërmeteve që goditën këtë vend. /Telegrafi/