Site icon Telegrafi

Për një muaj nëntë raste të pickimit nga rriqrat

Rriqrat prej kohësh janë një shqetësim serioz i banorëve të komunës së Malishevës. Vitet po kalojnë, mirëpo nuk u bë një zgjidhje njëherë e mirë e këtij halli. Edhe këtë pranverë banorët e kësaj ane jetojnë me ankth nga pickimi i rriqrave.

Një nga zonat më të rrezikuara nga pickimi i rriqrave vazhdon të mbetet komuna e Malishevës. Në këtë komunë tashmë janë shënuar rastet e para të pickimeve.

Caralluka është një nga fshatrat më të rrezikuara të kësaj komune.

Në pushtetin komunal të Malishevës thonë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e etheve hemorragjike që vjen nga pickimi i rriqrave.

Situata epidemiologjike me ethet hemorragjike është duke u mbikëqyrur nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Institutin e Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

Prej pasluftës deri më 2013 në Komunën e Malishevës nga pickimi i rriqrave kanë vdekur 18 qytetarë.

Exit mobile version