Site icon Telegrafi

Për një muaj, gjashtë raportime për dhunë mes bashkëmoshatarëve

Foto: Ilustrim

Muajin e kaluar, që nga fillimi i vitit shkollor, Ministria e Arsimit ka pranuar gjashtë raportime për dhunë nga bashkëmoshatarët, njoftoi sot ministrja Vesna Janevska.

Ajo kërkoi bashkëpunim ndërinstitucional për përballimin me sukses të këtij fenomeni dhe fokusimin në shëndetin mendor të të rinjve, gjë që kërkon zgjidhje më të reja dhe më moderne sepse siç tha, sfidat ndryshojnë me çdo brez të ri.

“Këtë vit shkollor janë 6 raportime për dhunë nga bashkëmoshatarët dhe ne po veprojmë sipas tyre, por është e rëndësishme të theksohet se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërinstitucional i disa ministrive, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve, por është e një rëndësie të veçantë kur të rinjtë vetë janë të përfshirë në proces dhe është gjithmonë mirë që të dëgjojmë dhe bashkërisht të gjejmë zgjidhjet më të favorshme për t’u kujdesur për shëndetin e të rinjve”, tha ministrja Janevska para fillimit të tryezës së rrumbullakët për shëndetin mendor të të rinjve.

Janevska beson se shteti ka një sistem që kujdeset për shëndetin mendor të të rinjve përmes shkollave dhe përmes shërbimit pedagogjik në Ministrinë e Arsimit.

Exit mobile version