Kjo nuk është aspak për t’u habitur, sepse do të freskojë menjëherë dukjen tuaj, do t’u japë vëllim flokëve dhe do të dukeni më të reja
Michelle Salas, tregoi në profilin e saj në Instagram idenë për tallaze të freskëta, të rastësishme dhe simpatike, sikur të ishte kthyer pikërisht nga plazhi.
Vajza e këngëtarit të famshëm meksikan Luis Miguel, ajo gjithashtu shkëlqen në stilin e saj të modës, transmeton Telegrafi.
31-vjeçarja, nëna e së cilës është aktorja dhe këngëtarja meksikane Stephanie Salas, ka një ide të shkëlqyeshme për tallaze të shpejta që do t’i japin secilit model një talent të veçantë dhe rreth të cilave nuk do të lodheni shumë.
Michelle thotë se kjo mënyrë e bërjes së tallazeve është e përshtatshme edhe për vajzat me flokë të hollë dhe të shprishura.
Hapi i parë është të ndash flokët në dy pjesë dhe më pas të mbështjellësh pjesën e poshtme së pari, dhe më vonë të kalosh në pjesën e sipërme.
Krihni flokët me kujdes dhe për vetëm pesë minuta modeli yt i parezistueshëm është gati. /Telegrafi/