Site icon Telegrafi

Për një milion dollarë blijeni një fshat

Fshati Otir gjendet në bregun jugor të ishullit, rreth 80 kilometra larg Greymouthit, ndërsa pronarët e deritashëm, Bill dhe Christine Hennah, thonë se më nuk kanë energji ta udhëheqin këtë vend, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 20 kilometrash.

Ata e blenë fshatin më 1998 për 80 mijë dollarë të Zelandës së Re, ndërsa tash e shesin për një milionë dollarë të Zelandës së Re.

“Duhet dikush që është i gatshëm ta ripërtërijë fshatin. Ne nuk kemi më fuqi të drejtojmë hotelin dhe ta mbajmë Otirin”, tha çifti për një gazetë të Zelandës së Re. /Telegrafi/
 

Exit mobile version