Telegrafi

Për një lëkurë të butë si mëndafshi

Për të shpëtuar lëkurën, shmang qëndrimin për orë të tëra në vaskë me shkumë. Uji i nxehtë e than lëkurën. Harro edhe një dorëzën gërryese për të eliminuar qelizat e vdekura, më mirë provo një shpuzë që lehtëson përthithjen e kremit hidratues.

Sekreti i një lëkure të butë si të një bebi është përhapja e një kremi trupi hidratues e ushqyes në të gjithë trupin, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Në fund, mos harro që edhe në dimër duhet të pish sa më shumë ujë, por edhe çaj. Sepse hidratimi fillon nga brenda.

Një sekret? Shtoji kremit tënd disa pika vaji esencial. Lëkura do të të jetë mirënjohëse. /Telegrafi/