Telegrafi

Për një javë, zjarrfikësit e Shkupit kanë intervenuar në shtatë raste

Brigada për mbrojtje nga zjarri e Bashkisë së Shkupit në periudhën prej 23 deri 29 janar 2020, ka pranuar 12 denoncime nga qytetarët. Prej tyre, në shtatë raste zjarrfikësit kanë dalë në terren dhe makina zjarrfikëse dhe kanë shuar zjarre në hapësira të hapura.

Gjashtë denoncimet tjera nga qytetarët, janë dorëzuar tek inspektorët e Bashkisë së Shkupit, për të ngritur procedura ndaj kryerësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në sezonin e rritjes së ndotjes së ajrit, Bashkia e Shkupit e ka vazhduar fushatën për paraqitje të zjarreve në hapësira të hapura në lidhjen telefonike pa pagesë 193. Bashkia e Shkupit përmes inspektoratit dhe Njësisit kundër zjarrit, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Kryqin e Kuq kanë organizuar ekipe të përziera të cilët punojnë 24 orë në ditë dhe merren me zjarre në hapësira të hapura”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se kjo fushatë zbatohet për vitin e tretë me radhë.

Bashkia e Shkupit apelon tek qytetarët që t’i paraqesin rastet e ndezjes së zjarreve./Telegrafi/