SHBA-ja raportoi 133 mijë raste të reja nga coronavirusi të dielën, dita e 13-të radhazi që vendi regjistroi mbi 100 mijë të prekur.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, rreth 616 viktima u shënuan brenda 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në SHBA, vlerësohet të jetë rritur mbi 11 milionë, derisa deri më tani ndërruan jetë rreth 246 mijë persona, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Vendi u përball së fundmi me rritje drastike të rasteve derisa vlerësohet që shifrat janë shumë më të larta se sa në valën e parë të pandemisë.
Për më shumë se një javë SHBA-ja regjistroi një milion të prekur nga sëmundja e COVID-19.
Lidhur me këtë rast, Michigan dhe Washington do të implementojnë masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. /Telegrafi/