Site icon Telegrafi

Për një javë policia në Ferizaj shqiptoi një mijë e 587 gjoba

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka realizuar një varg aktivitetesh me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Sipas Policisë në Ferizaj, gjatë aktiviteteve janë identifikuar një varg shkelës të ligjit të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Policia për Rajonin e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate, ka thënë se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion,  me qëllim parandalimin e aksidenteve.

”Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/07/2024 ka shqiptuar gjithsejtë 1587 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre 17 aksidente me lëndime në të cilat janë lënduar 24 persona, pastaj 20 aksidente me dëme mamteriale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë për shkelësit e ligjit në komunikacion.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë””, thuhet në njoftim.

Exit mobile version