Site icon Telegrafi

Për një javë nëntë raste të dhunës në Familje në regjion të Ferizajt

Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt, ka njoftuar se gjatë javës që shkoi janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.  Sipas Policisë me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 2 persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 7 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

‘’Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë të policisë’’, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi.

Exit mobile version