Nga Instituti për Shëndet Publik kanë informuar se numri i të prekurve nga gripi ka arritur numrin e 9.485 personave që janë paraqitur për shërim nëpër institucionet shëndetësore nëpër të gjithë Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky numër është i dyfishuar që nga një javë më herët, ku kishte 4194 të prekur.
”Duke e hequr periudhën në mes vitit 2009 dhe 2010, kur kishte pandemi, këtë vit kemi numër rekord të të prekurve nga gripi dhe ky është numër që nuk krahasohet me asnjë nga vitet e dekadës së kaluar, që nga viti 2006.” thuhet nga Instituti për Shëndet Publik.
Këtë javë janë regjistruar më shumë raste në Shkup, kurse nga 1000 raste ka në Strumicë, Veles dhe Kavadar./Telegrafi/