Telegrafi

Për një javë “karoteci” në Shkup ka ngritur 194 automjete

Siç njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, gjatë javës që kaloi (28.02 – 05.03) në automjetin e posaçëm janë ngritur 194 automjete nga hapësirat publike.

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve, 29 janë hequr nga parkingjet, ndërsa 165 automjetet tjera me urdhër të policisë së komunikacionit pas kundërvajtjeve si: parkimi, në korsi për biçikleta, vend për këmbësorë, trotuare, hapësira e gjelbërë, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kontrollorët gjatë periudhës së njëjtë kanë gjobitur 311 automjete për shkak të parkimit jo të rreugllat, përkatësisht për mospagim të shërbimit. Prej tyre, 29 janë hequr me karrotecin.

Bashkia e Shkupit dhe ndërmarrja e parkingjeve ju bëjnë apel qytetarëve të ruajnë gjelbëriin dhe hapësirat publike./Telegrafi/