Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, e që ka të bëjë për periudhën prej 2 deri 8 nëntor, gjithsej janë testuar 19.719 persona e që është një rritje prej 13.3 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 7.280 raste të reja në 35 qytete të vendit, që është rritje prej 25.5 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi 44.7%, ndërsa përqindja e të infektuarve është 37 për qind nga gjithsej të testuarit.
Personat mbi moshën 60 vjet janë më të prekurit prej 7.280 rasteve të kësaj jave me 21.2 për qind apo 1.543 raste. Numër të madh ka grupi prej 30-39 vjet me 19.9 për qind apo 1.452 raste, grupi prej 40-49 vjet ka 1.403 raste apo 19.3 për qind, dhe grupi 50-59 vjet ka 1.401 raste apo 19.2 për qind. Grupi i moshës prej 20 deri 29 vjet ka 1.090 raste apo 15% ndërsa më pak raste të reja kanë fëmijët prej 0-9 vjet me 120 raste apo 1.6% dhe fëmijët prej 10 deri 19 vjet me 252 apo 3.5 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve të kësaj jave.
Sipas rapirit, 3758 persona janë burra dhe 3.522 janë gra. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3.114 persona të cilët janë shëruar në shtëpi e që është për 852 më shumë se java e kaluar. Janë regjistruar 127 vdekje në 22 qytete që është një rritje prej 41.1% në krahasim me javën e kaluar.
Prej rasteve të vdekjes, 94 persona kanë qenë mbi 60 vjet, 19 pacientë kanë qenë në grupin 50-59 vjet, 9 raste të vdekjes në grupin 40-49, 4 raste në grupin 30-39 dhe 1 rast grupi 20-29 vjet./Telegrafi/